Monday, February 11, 2013

Intervista Me Hysri Peqanin (Bordushin)
BURDUSHI...sheruesi i magjise e verteta....MALLKIM I VETVETES


BURDUSHI 
“Shpëtuesi i Kosovës”

Burdush, Burdushi ; është emër apo më mirë të thuash nofkë, e një aktori serb që në vitet e 70-ta, të shekullit 20-të, u njihte në mbarë publikun e gjërë, të ish-Jugosllavisë. Vehet pyetja përse ky emër tani shfaqet “apet-serishë”- por praptë, në shekullin 21-një, në hapsiren blu të Republikes së Kosovës me rajonë e më gjërë. 
Nevet ky emer na vjenë si titull; Shërues i magjisë të bardhë e të zezë, mjekë popullorë, Hysri Peçani me emër të madhë në Kosovë, i njohur si BURDUSHI…,(shëron smundjet shpirtërore, synin e keqë, msyshin, kuronë e bën me zjarrë, flakë, qiriun, dheun e të vdekurve, mjegullin, e ujë të xhenazës)…,brrr mua kjo më çoj mishin kokërr, mbase vetë magjija jahuu…
Tani sidotëjetë, gjitha profesionet e zanatet, të turlifarit, ata mbase gjithë janë e shërbejnë për të dalluarë aftësitë e lëmisë përkatse në punën që akcili nga ne, e bën e thjesht jo vetëm aq. 
Personi në fjalë ishte për të disatën herë mysafirë në show-in, javorë, Vala Mala në Koha Vision, që shfaqet çdo të premte, të udhëhequr nga Valon Maloku. 
Nuk mbajë mënd detajet imtësit nga programi, por nga e tërë shfaqja e Vala Mala, show-it, kulminoj, kur BURDUSHI si musafirë në mllefë i indinjuar thellë, nga përqeshja e nënçmimi në shperfillje që aktoret ia, bënë në kurriz të tijin ai, në zëmrim, çohet nga vendi ulës, nxjerr shpejt nga çanta, një bocel të vogël, dhe menjiherë i stërpikë me ujë(xhenazes) aktoret përqeshës…, e ato të ulurë këmb kryq, nga vaji e ulërima, tani u shtangen, dërrasë mu, në vendë!!??, udhëheqësi show-it Valoni, i habitur mundohet, ti kthjellojë aktorët, por më kotë, tani Burdushi krekoset ; 
-hajt tesh, shani nanën, e bani me qeshë…, por hataja vazhdonë, aktoret rrinë të ngrirë, Valoni mbydhë programin...traumat mbesinë. 
Habia nuk mbaronë këtu, e tërë Kosova me Rajonin gjithashtu janë të shtangurë të hutuarë vallë, kjo që ndodhi është e vërtet, apo thjeshtë një kurdisje televizive, mua për këtë më ra për hise thjesht, rastisi e më detyroj ta hulumtoj hajtë medet deri në fundë... 
Magjija, është mpirje trushë me siher magji mashtrim-nem-mëri mallkim, apo dhe mënyra e magjisë e të lidhjes nyje, fryrjes në nyje, cytje nga smirëkeqit kur sipas smirës veprojnë. Unë padyshim besojë në të fshehten, besojë dhe që ka smirë zezë që bëjnë keqë duke shkaktuarë kështu dëm të pasojave të padëshirueshme. 
Meqë përkohsishtë gjëndem në Gjakovë, shoku imë nga Tivari më bëri telefonatë; tha, që i nevojitet shumë Burdushi!?, 
-vëlla kamë hallë, dua të ma zgjedhi Burdushi merakun, e pashë tha, në Vala Mala, ky njeri tamam, çjerret miku nga Tivari!
- I pe, tha si i shtangi ata të dy!. Nuk shkojë gjatë e, gjeta numrin për mikun, e thirra Burdushin, tha të vini të premten ora 7-të, pm të natjes-mëngjezit, në hyrje të Prizrenit jamë, pyesni gjithë më njohin dhe e gjeni tha.
Mbrriti nga Tivari miku jem 10-orë me autobus, fjeti me ankth i thashë të çojë me veturë, u nisem në të zbardhë të agut, mbrritem.., po ku ta gjejmë ne Burdushin, humbëm rrugën, por pyetem dhe ja e gjetem, tek hekurudha në hyrje të Prizrenit, në të djathtë një rruge e ngushtë me baltë, gropa ia mbrriten, kah ora 7:20am e mëngjezit, u futem një korridori-ngushtice të shtruarë mirë me pllaka moderne, para se të futemi para dere të një shtëpije 4-tër kate, extra lluksoze, një lagje plotë shtëpija, por pa rrugë të asfaltuar, neve na ndaluan ca persona që qëlluanë të ishin puntorë të vyer në këte institucion të themeluar nga Burdushi, gjithë me pamje egzotike dhe mjekra magjistaresh.
Më kërkuan lejen, ia dhashë, gjithashtu më japën një letër të kuqe me numër 44-ër, e shihë habinë,! ne jemi me rradhen e gjatë që pret të takoj shpëtuesin, edhe pse në mëngjezë heret, ne të katërdhjet e katërtitë,! e para nesh ka edhe 43-tre, nevojtarë tjerë e mbasë nesh, çudia nuk mbaronë, janë edhe 50-të numra tjerë, jo vetëm numra, po persona të gjallë, njerzë të mjeruar në hallet, individë gjith të ardhurë për mjekun BURDUSHIN, mbasi parkuam makinen, na drejtuan te një lokal, qebabtore të quajtur URIMI, uaa..!, sa ugurë mirë thashë me vete, miku jem nga Tivari ishte me fëtyrë ngazelluese, tani e kish rrokë makthi që së fundmit ia mbrriti….. 
Por në hyrje brenda Urimit, çka me pa të fiktë Zoti, mbi 100 veta plus familjaret, gjithë të ulur nepër tavolina plotë tymë duhanit, me erë qebapash, muzik tallava, gjithë si bleta zhurmojnë, kurse ne jabanxhit, skena ku mu ulë jahu!?, disa çuna nga Deçani mëshirohen e na ftojnë dhe ne ulemi me ta, po tani fillon drama e pritjes.., ikë një orë vetëm numri 14-të, kurse ne jemi 44-të!? Ejj kur do mbrrijmë, po fati tani hapet, dhe nga theksi jonë shkodran rajoni i Kukësit e Hasit na shoqërojnë në tryezen e impovizuar, gjith muhabeti; e keni pa allahile, në TV-ën, Burdushin qysh i ngriu aktorët. 
Ikën orët, gjithë tani harruam që jemi njerzë, ne u bëm numra, e unë njeri i rëndomë fola me puntorët e sigurimit të Burdushit, gjithë me mjekra ala italiana, thanë që poqese i korrupton merret veshë, mundesh tia kapesh numrin më të vogël ndonjerit!?, 
-për sa, thashë 5€,?
-joo he burr i dheut 30€..,!!! uaaa 30-të në kokë…po kjo qenka krimë, rrushfeti në vënd të Burdushit, mbase i shenjtë. Nejse gjitha falen ora 15.00pm shkuanë sahatet mbi 8 orë pritje, të kapluar, mërrdhitur por duke bërë muhabet, dhe neve si mos më së mirti na vjenë rradha, tani depertojmë në dhomen para pranimit në zyren e punes të Burdushit, ftohti në kulm, tani stressi, mikun tim e kaloj të tërin; 
-mbaju dajë se tana kryhen si duhet, opss!!! ecë koha vijonë, gati 16.00pm! pasdita e vonë, të rraskapitur por jo të humbur durimin, se besimi mbi gjitha, dëgjojmë nga autoparlantet, rrëfimet e pacientave.., ku gjithë i falenderojnë së pari Zotin, pastaj Burdushin e, ata i japin peshqeshin.., delet si kafshë Burda nuk i pranon, pra Burdushi thotë: 
-allahile duhet të jetë substancë e ngurtë kesh, lekë të holla, pare në dorë.Miku imë fillojë tha: 
-po unë kamë vetëm 100 €, more jahuu, ska dert Burdushi të rregullon. Numri 44-tër dhe ne hyjmë brenda, na presin qirinjë të ndezur, dhoma tejet e vogël e mbushur në errësirë, aty na pret një njeri tupulak trup shëndoshë me kostym, kravat të lidhur trashë, pamje me syza-gjyslyk në sy, ngjyrë egzotike e lëkures, flokë me gel të lyer, llukun e një prej ekonomisti, jo shëruesit të magjisë. 
I bën përshtypje theksi imë melodik shkodran, por miku imë në hallë, ska kohë për muhabet, por në pyetje si i shtangi ato aktoret e Vala Malës, troç vëlla tha, 
-me ujë xhenazes i ftoha mirë…, unë në vete thashë mbase shëron magjinë kjo nuk më duket hyjnore, por nuk jam këtu për të bërë paragjykime për gjëra që nuk i dijë, thjeshtë shoqëroj mikun, e këtij duhet ti ndihmohet se sbën. 
Burdushi paksa i lodhurë me duhan në buzë duke ndrruarë anën e kasetes që dëgjonim në dhomen parapranuse u drejtua mikut timë, çfarë e shqetsonë atë, mjep një fotografi, ia muarr shuplakët e dorës dhe me flakë të vogël i shkojë mbi ta dhe me një gastare xhamit zmadhues si sy, shikon fotografin me flakë, dhe filloj të meditoj, tani vuri gishtat në kokë dhe lexonte mesazhet jashtëtoksore, kështu mikut tim ia shpalosi kinse disa të fshehta dhe gjera që kanë ndodhurë, por thjeshtë mikut timë, i kishte ikurë djali nga shtëpija, e donë të dijë a do kthehet, e çka duhet bërë me te!?, por Burdushi më tepër mu dukë si një sociolog me psikollogji fshatareske, që u mundonte patjeter me atmosferen e krijuarë enkas për hutim, tia krijonte bindjen mikun tim, tia qellonte gjërat.., por i doli huq, nuk ia qelloj dot, se miku imë pikë së pari nuk i zbulojë gjë!?, tani ka ilaç për çdo gjë tha Burdush, 
-unë do bëj ca ajmali, bjere; braven-drynin-vezën, ene disa qirinjë me penj, dhe si më së miri meqë jeni nga largë, kam unë ajmali edhe 1000eurosh, por këte e keni për 300-ind, euro dhe atë lirë.., ne këte e dinim nga më parë, se gjithë ata nevojtarë që vinin për më shumë se disa herë, na thanë që çmimet shëruesi i ka të mëdhaja, e ti po besonë bindu vet, neve nuk na bindi, miku jem njeri në moshë, e ka penzjonin vetëm 90€uro, furfullonte, 
-po si ti nuk bën lutje, por kjo është të bësh siher magji, dhe ti po ke fuqi mbi ngatrrestaret apo xhindet nuk ke nevoj ta thuash dotë, miku u çmënd nga propozimi i paskrupullt të Burdushit, sigurishtë një njeriut tejet profesional,(ai me xhind-qënje të padukshme punonë tha!) që ka mbi 15 vjet përvojë që shëndosh me pare, e kurr pa pare, popullin që besonë në çudira, kurse Burdushi është pikërishtë sinonim i këtijë populli që besonë që leku, shëndoshë dhe rrënon gjithçka.(interesante çmimet fikse sikur të shkoje, në supermarket), Unë ndërhyra i thashë; 
-sa të kemi borxh vëlla sot, 
-po si tha,
vetëm 10€ euro, si ke mjeku medicinal, aq vëllaa. Por të vini “apet” dhe ti sjellni ato sende ene sigurisht, vetëm 300-ind, euro, për “Ajmali” impozante, që ai na shpalosi mbi sirtar gjitha me ngjyra të ndryshme indiane… 
Tani në mërzi të madhe miku jem nga Tivari mu dukë se shërojë vetën, vërtet i iku mendja të gjorit, vallë mos e mashtroj rrena televizivë, i zhgënjyer, mua më mori falje, ndjesë për stërmundimë. 
-Jo! i thashë, unë jamë shkrimtar e kjo për mua, ishte një tregimë i paparë, që fati më mundësoj të kemë këtë përjetimë, që dhe u bë shkakë i këtij rrëfim, duke dëshmuarë një copë jetë në Kosovën e pasë lufte, postë moderne, ku mjekët popullorë të çfardo kostumi qofshin ata shpetojnë Kosovën me breza në të gjitha kohrat…burdushat sot e udhëheqin Kosoven e shtryllun e të mjeruar nga zagarët e luftës.
Besimi është çeshtje intime, personale e ajo mvaret në jua, të besoni apo mos besoni, kurse për mua detyrim ta bëj një vrejtje që magjistaret, shëruesit popullor, sharllantanet, mashtruesit që punojnë në mungesë, të mbikqyrjes së shtetit, ku mungonë infrastruktura në gjitha hallkat qeverisëse e, kjo lejonë hapsirë, këtyre lugetërve në formë njeriu.
Egzistimi i kësaj hapsire, bën popullin të gënjehet, të magjepset, të mpihet me të tilla iluzione, sepse sprova jetsore i ka ngulfatur trurin, ndryrë shpirtin, gjithë në droje, rrenë se nesër do vijë qameti.(kijameti vjenë, po jo kur dojnë ata). 
Gjithë janë të hipnotizuar(tuta e mallkimit i mbanë peng) në gjëndje të smuarë kaotike, që u serviret pa ia ndarë në televizor kjo i tmerron ata, i frigon pa masë ata, dhe i mbanë në komë të thellë…si të dalin nga amnezjoni thell, duhet “Shpëtuesi,” shëmbulli i përndritjes shpirtnore që për fatë të keqë, mungonë..., por unë tani dalë armikë i hapur i popullit, se guxojë të demaskojë të pa vërtetën,….por në fundë një vrejtje, qortim me argument, shpalosë metimin timë, ndërgjegja e pastër, kjo pa medyshje përfundonë tëra sendet mirë, e mira- e drejta, fiton mbi të padrejten, deri sa e padrejta të zhduket.., Zoti është i madhë, por këtu nuk lypen parat, por vullneti mirë, dhe besimi plotë. Kurse BURDUSHAT edhe për shumë kohë do të vijonë të “shpëtojnë Kosovën”në motmote…